sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arteta vlerëson Xhakën: Përkushtimi i tij shkon përtej normales, i lumtur që e binda të qëndronte

Duken kohë të largëta ato kur Granit Xhaka ishte një hap larg lamtumirës me Arsenal, për shkak të marrëdhënieve të vështira me tifozët e për shkak se nuk po ia dilte të jepte më të mirën në fushë. Por, gjithçka ndryshoi kur në stolin e topçinjve u ul Arteta.

Tekniku spanjoll e bindi të qëndronte dhe tashmë mesfushori me origjinë shqiptare është një nga të rëndësishmit e tij. Madje, ditën e djeshme, Xhaka gjeti edhe golin e parë për këtë sezon në Premier League. Pas ndeshjes, Arteta vlerësoi maksimalisht mesfushorin duke theksuar përkushtimin e Xhakës në fushë.

“Xhaka është një lojtar përkushtimi i të cilit shkon përtej normales. Ai jep gjithçka në fushë dhe të njëjtën gjë bën edhe në stërvitje. Për mua ai është një shembull për çdo lojtar tjetër të skuadrës. Jam shumë i lumtur që e bindëm të qëndronte, t’i jepnim edhe një mundësi tjetër, të mësonte nga gabimet e së kaluarës dhe të vlerësonim futbollistin dhe njeriun që kemi në klub. Kur dikush ka vështirësi, ne jemi aty, t’i japim edhe një mundësi tjetër”, u shpreh Arteta.