sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arteta: Dua që Mustafi të qëndrojë, tani le ta zgjidhë klubi

Shkodran Mustafi duket se është i destinuar të qëndrojë në Londër. Mbrojtësi me origjinë shqiptare, me ardhjen e Artetës në krye të Arsenal e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij dhe është shndërruar në një lojtar shumë të nevojshëm për skuadrën. Kontrata e tij skadon verën e vitit të ardhshëm dhe Arsenal duhet të zgjedhë nëse do e shesë, apo do rinovojë, për të mos e humbur më pas me parametra zero.

Është vetë Arteta që ndërhyn dhe këshillon drejtuesit ta mbajnë në skuadër 28-vjeçarin, për shkak të formës që ka treguar gjatë kohës së spanjollit në drejtimin e Arsenal. Trajneri tregon se Mustafi e di mendimin e Artetës dhe tani “stafetën” e negociatave me lojtarin e merr klubi. Rinovimi është pranë.

Është diçka që klubi duhet të zgjidhë, por ai e di mendimin tim. Jam shumë i lumtur me të, siç mund ta shihni. Mënyra se si po luan, përkushtimi në gjithçka që po tentojmë të bëjmë, niveli i paraqitjeve në çdo tre apo katër ditë ndeshje. Ai ka qenë shumë stabël në lojën e tij”, u shpreh tekniku spanjoll. Çfarë ndryshimi e të ardhmes së mbrojtësit! Nga një objekt memesh në rrjetet sociale, në një lojtar esencial për Arsenalin. /vipsport.al/