sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arsenali largon dy futbollistë për të marrë një tjetër, objektiv mesfushori i Atletikos

Arsenal ka një simpati të theksuar për mesfushorin e Atletiko Madrid, Tomas Partei. Madje sipas mediave, trajneri Mikel Arteta ka shprehur gatishmërinë që për këtë lojtar, të sakrifikojë dy pjesëtarë të skuadrës së tij. Bëhet fjalë për Torreirën dhe Lakazet.

Topçinjtë i kanë nxjerrë futbolistët në merkato, teksa për sulmuesin janë disa klubet e interesuara. Kështu, paratë e arkëtuara nga shitja e dy lojtarëve do të investohen për Tomas. Mesfushori në objektivin e Arsenal, prej disa sezonesh është pjesë e Atletiko Madrid ndërsa është shndërruar në një titullar të trajnerit Diego Simeone.

Tomas dallohet për forcën dhe zgjuarsinë taktike në fushë, cilësi që Arsenali dhe Arteta duan t’i kenë për ta bashkuar me Xhakën në mesfushën e sezonit të ardhshëm. /VipSport.al/