sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arrihet akordi me Prishtinën, Tirana blen shërbimet e Visar Bekajt, zbulohet shifra

Ilion Lika i ka mbushur të dyzetat dhe është shumë pranë tërheqjes nga futbolli pas një karriere “maratonë” të mbushur plot me eksperienca e gëzime, që priten të kurorëzohen me titulin e tij të dytë në karrierë këtë sezon me Tiranën. Bardhebluve u duhet një tjetër portier dhe kanë vendosur të bëjnë pazar në Kosovë.

Para disa ditësh vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili ishte i pranishëm në një ndeshje të Prishtinës. U fol se u ndodh aty për të ndjekur dhe negociuar për dy lojtarë të kryeqytetasve, poriterin Visar Bekaj dhe mbrojtësin Armend Thaçi. Ky i fundit është në negociata me bardheblutë, pasi kontrata përfundon këtë verë dhe mund të vijë në “Selman Stermasi” si lojtar i lirë.

Ndryshe ndodh me portierin Visar Bekaj, i cili është nën kontratë me Prishtinën. Tiranës i duhet të blejë shërbimet 23-vjeçarit dhe duket se kështu do të veprohet. “Supersport” mëson se presidenti Refik Halili ka gjetur dakortësinë me drejtuesit e Prishtinës për shifrën e 75 mijë eurove.

Akordi me lojtarin është gjetur dhe Bekajn sezonin e ardhshëm do e shohim mes katërkëndëshit të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Gardiani cilësohet si një nga më të mirët e kampionatit dardan dhe ka patur shumë oferta në tavolinë, por duket se ajo e Tiranës e ka bindur për të lënë ekipin e vendlindjes së tij, ku edhe u rrit si lojtar. /vipsport.al/