sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arda Turan pranë kthimit në “shtëpi”, do e paguajnë 25790 euro për ndeshje

U mundua të bënte histori me ekipin e lagjes ku ishte rritur, Bashakshehir, por nuk ia doli dhe mori më tepër famë për bëmat jashtë fushës dhe problemet disiplinore brenda saj. Tani Arda Turan kërkon të kthehet përsëri protagonist në futbollin e rëndësishëm, në klubin që e bëri atë një lojtar të njohur botërisht.

Mesfushori i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Atletiko Madrid dhe Barcelonës, duket se është shumë pranë firmës me Gallatasarajin, klub ku mori famë me lojën e tij në vitet 2005-2011, duke u kthyer në një nga mesfushorët më të vlerësuar në kontinent.

Lojtari 33-vjeçar turk ka një akord parimor me ish-klubin e tij, të cilit pritet t’i bashkohet në sezonin e ri, pasi ka lënë pas problemet me drejtësinë sportive që e lanë pa luajtur prej rreth një viti. Gallatasaraj shpreson që lojtari të mos ketë telashe të tilla në të ardhmen ndaj edhe kontrata që ka bërë, do të lidhet direkt me kontributin në fushën e lojës.

Kështu, raportohet se ai do të paguhet rreth 25790 euro për ndeshje, në mënyrë që të djerësijë për të fituar para nga Gallatasaraj, më pak se 1 milion euro në vit rrogë. Por atij do t’i caktohet një bonus i majmë nëse në fund të edicionit, do të ngrejë lart trofeun e kampionit të Turqisë me Gallatasarajin. Nëse realizohet, në llogarinë e Turan do të derdhet edhe gjysmë milioni euro. /vipsport.al/