sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arabët e marrin nga Belgjika me avion privat, Hasi i mban peng prej ofertës nga një emër i madh

E ardhmja e Besnik Hasit mund të jetë larg Arabisë Saudite, edhe pse ka kontratë për një tjetër vit me klubin e Al Raed. Trajneri gjakovar, duket se ka marrë një ofertë nga një emër i njohur dhe aspekti ekonomik ka kaluar në plan të dytë, pasi ai shpreson që të finalizojë gjithçka shumë shpejt me këtë skuadër tjetër për t’u kthyer në futbollin e rëndësishëm europian pasi bëhet fjalë për një emër të njohur.

Mediat arabe kanë zbuluar se klubi i Al Raed ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite. Hasi ka udhëtuar drejt vendit ku prej një viti e gjysmë vazhdon karrierën e trajnerit, por deri tani nuk ka dale ende në stërvitje me skuadrën ndonëse teoriksiht ajo ka filluar përgatitjet për rifillimin e sezonit të ndërprerë në mars.

Të njëjtat burime shpejgojnë se shkak është bërë një ofertë tunduese nga Turqia, ku klubi i Fenerbahçes e sheh atë si trajnerin ideal për të fillyar projektin e sezonit të ardhshëm. Kjo është arsyeja se pse Hasi nuk ka filluar ende punë, pasi po zhvillon bisedat me gjigandët e futbollit turk, për të vazhduar karrierën atje dhe për të qenë protagonist në një kampionat të rëndësishëm europian. Fenerbahçes i kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur në kampionatin turk dhe burimet tregojnë se brenda kësaj periudhe, Hasi shpreson që të gjejë akordin në mënyrë që të jetë gati sa të mbarojë edicioni dhe të marrë detyrën sapo të fillojë sezoni i ri. /vipsport.al/