sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Agjenti i Rashicës, Lala: Na pëlqen më shumë Bundesliga, Kumbulla sikur kishte 50 ndeshje me kombëtaren

Milot Rashica këtë merkato pritet të ndërrojë ekip këtë verë dhe në lidhje me këtë ka folur menaxheri i 23-vjeçarit, Altin Lala. Ish-ylli i Hanoverit dhe kombëtares sonë shprehet se preferenca është në Bundesliga, por do të shqyrtohen edhe mundësitë në Serie A dhe Premier Ligë.

“Ku do të shkojë Rashica? Fillimisht mendja duhet të jetë te Verderi, pastaj do të flasim. Do të luhen ndeshjet e ‘Play-Out’ dhe prandaj vetëm përqendrim te klubi.

U rrezikua rënia dhe Rashica doli lojtari i ndeshjes duke e dërguar klubin në fazën që të diskutojë qendrimin në Bundesligë. Duhet të ndahemi mirë me Verderin, kjo ka rëndësi. Pastaj do ta mbyllim këtë punë dhe Rashica do të jetë në ekipin e ri. Kampionati gjerman na pëlqen, pasi Miloti është ambientuar, por do t’i shohim të gjitha opsionet sepse është edhe Premier League dhe Serie A.

Bëri gabim De Biazi që nuk e mori në Europian? Po Rashica prapë për Kosovën po luan, të gjithë shqiptarë jemi. Jo se jam menaxheri i Rashicës, por nga talenti dhe e ardhmja, De Biazi duhej ta merrte në Europian. Ishte 19-vjeçar dhe premtues, teksa kishte shënuar 9 gola me ekipin.

Nga çdo gjë e keqe del një më e mirë, tani Rashica mund të shkojë në Europian me Kosovën. Nejse kjo është e shkuara, nuk dua t’i kthehem. Shqipëria është me fat që ka Kumbullën, e kam parë ndaj Moldavisë dhe m’u duk sikur kishte 50 ndeshje me Kombëtaren”, u shpreh Lala. /vipsport.al/