sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Agjenti i Hysaj: Situata është e komplikuar, nëse do të qëndroj atëherë do bëjmë të pamundurën

Dukej sikur Elseid Hysaj dhe Napoli i kishin thënë fjalën e fundit njëri-tjetrit dhe në fund të këtij sezoni do të ndanin rrugët. Mirëpo, ardhja në krye e trajnerit Xhenaro Gatuzos ndryshoi skenarin. Tani shkodrani ka një raport të shkëlqyer teksa ndjen besimin që i jep ish-futbollisti e në këtë formë ka nisur të shprehet më mirë në fushë.

Kështu, ka lindur dyshimi nëse do të largohet nga Napoli apo të vazhdojë me trajnerin që e ka kthyer në nivelet e mëparshme. Ndërkohë, agjenti i mbrojtësit, Mario Xhufredi shprehet se situata është e komplikuar.

“Situata e Hysaj është e komplikuar dhe nuk do jetë e lehtë. Nëse ai do të ketë dëshirën për të qëndruar me Napolin, atëherë do të bëjmë të pamundurën për ta realizuar këtë”, u shpreh menaxheri. /VipSport.al/