sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Presidenti i Breshias tregon si i shpëtoi grabitjes: U ktheva në shtëpi i larë në gjak

Masimo Çelino, presidenti i Breshias, ka qenë protagonist i një ngjarje të pakëndshme këtë fundjavë, pasi dy persona me motorë i janë afruar dhe kanë tentuar që ta grabisin. Një ngjarje e cila në fakt u mbyll me fund të lumtur, pasi ai u kacafyt me personat në fjalë dhe ia doli që të mos i lejonte t’i hiqnin nga dora orën që mbante.

Vetë Çelino ka treguar këtë ngjarje që i kishte ndodhur në parkingun e një supermarketi, duke bërë të qartë se kishte shpëtuar mirë.

“Po hyja në makinë dhe pashë para meje një person në motor, me kaskën e vendosur mbi serbator dhe një maskë në fytyrë. Kur hapa makinën, u hapën edhe pasqyrat dhe pashë një person tjetër që po vinte nga pas me kaskën në dorë. Pata kohën e mjaftueshme për të reaguar, të kthehesha dhe të kapja kaskën për të evituar që të më godiste në kokë me të.”, tregoi Çelino i cili kishte marrë plagë të lehta nga përleshja për disa sekonda me grabitësit e tij që u larguan më pas.

“Nuk e kisha kuptuar se isha lënduar, e kam kuptuar vetëm kur u ktheva në shtëpi, nga fytyra e gruas time kur më pa. Aty e kuptova që kishte diçka që nuk shkonte. Isha i gjithi i mbuluar me gjak në fytyrë, me disa gërvishje dhe dhimbjen në hundë. Nuk më kujtohet as kur u lëndova, nëse ndodhi gjatë kacafytjes me një nga grabitësit apo nëse u përplasa me derën e makinës. Isha aq i inatosur, sa hipa në makinë dhe u lagova pa bërë as denoncimin”, tregoi ai. /vipsport.al/