sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtarizohen datat e Kupës së Italisë, kompeticioni nis me përballjen Juventus-Milan

Tashmë, pritja po shkon drejt fundit dhe futbolli është një javë larg rikthimit në Itali pas tre muajve. Ajo që do të vendosë sërish në lëvizje topin do të jetë Kupa e Italisë, ku mbrëmjen e djeshme u caktuan datat dhe oraret.

Kështu, kompeticioni do të rinisë me gjysmëfinalet në datën 12 dhe 13. Nderin për të zbritur në fushë të parat do ta kenë Juventusi dhe Milani, teksa bardhezinjtë nisen të avantazhuar në këtë sfidë duke qenë se në San Siro morën një barazim 1-1. Sakaq, takimi tjetër gjysmëfinal është ai mes Interit dhe Napolit. Të kaltrit e Elseid Hysaj kanë hedhur një hap të rëndësishëm duke qenë se kanë fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 dhe në këtë ndeshje kanë dy rezultate në favor.

Megjithatë, pas kësaj ndërprerje është e vështirë të bëhen parashikime se cila nga skuadrat do të ketë nderin të luaj në finale e 17 qershorit. Sakaq, një risi që do të duhet të mësohemi në këtë sezon do të jetë orari. Kjo pasi për shkak të vapës, ndeshjet nuk do të luhen në orën 21:00, por në 21:45. /Vipsport.al/