sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Serie A pranon propozimin e FIFA-s, miratohet rregulli i ri i ndeshjeve

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të lejojë aplikimin e pesë zëvendësimeve, në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, që pritet të startojë më 13 qershor. Vendimi është marrë ditën e sotme pas një mbledhjeje të Këshillit Federal, që ka vendosur të miratojë ndryshimin në rregullore. Ky ndryshim do të jetë ashtu siç është propozuar nga FIFA dhe IFAB, që kanë parashikuar vetëm tre mundësi për të kryer pesë zëvendësime, përveç pushimit mes pjesëve.

Ky rregull është një përjashtim vetëm për këtë sezon të pazakontë për shkak të pandemisë dhe me rinisjen e atij të ardhshmit, gjithçka do të jetë si më parë. Shkak i këtij rregulli është periudha e nxehtë kur do luhet futboll dhe gjendja jo e mirë fizike e lojtarëve, që kanë rreth tre muaj pa luajtur dhe u stërvitur normalisht.

Gjithashtu, koha për të zhvilluar ndeshjet e mbetura është e cunguar dhe skuadrat do të duhet të luajnë çdo tre ditë dhe ngarkesa fizike e lojtarëve do të arrijë kulmin. Në Itali pati edhe ankesa. Disa ekipe e cilësojnë këtë rregull të ri si shumë favorizues për skuadrat e mëdha për shkak të alternativave të shumta cilësore që kanë në stol këta të fundit. /vipsport.al/