sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare / Sadiku do të qëndrojë te Malaga, heq dorë edhe nga rroga

Armando Sadiku do të vijojë të jetë pjesë e Malagës deri në ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Sulmuesit i përfundonte kontrata më datë 30 qershor, por ka gjetur gjuhën e marrëveshjes me klubin për të vazhduar aventurën.

Madje, elbasanasi ka bërë edhe një sakrificë teksa ka hequr dorë nga rroga për dy muajt plus që do të vazhdojë kampionati si pasojë e koronavirusit. Megjithatë, te Malaga, Sadiku ndjehet një lider teksa është golashënuesi i skuadrës dhe për të zgjidhur një ndeshje gjithnjë sytë janë nga ai, ndaj një vendim i tillë duket logjik.

Kujtojmë se kartoni i Sadikut është në pronësinë e Levante dhe mbetet për t’u parë nëse sezonin e ardhshëm elbasanasi do të aktivizohet me këtë skuadrë, apo merkato do e bëjë të provojë një tjetër aventurë. /VipSport.al/