sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Qazim Laçi rinovon me Azhakso, mesfushori qëndron në Francë edhe disa vite

Sezonin e fundit është shndërruar në një prej më të mirëve të Azhakso dhe klubi ka vendosur t’ia shpërblejë me një kontratë të re afatgjatë me terma të përmirësuar. Qazim Laçi do të jetë i lidhur me skuadrën e Ligue 1 deri në verën e vitit 2023. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi francez nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.

Laçi është një emër mjaft i njohur për kombëtaret e moshave, ndërsa së fundmi ishte pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve. Edi Reja deshi ta provonte në kombëtaren e madhe dhe e ftoi për dy miqësoret e marsit kundër Sllovenisë dhe San Marinos, që më pas u shtynë bashkë me debutimin e tij në kombëtaren e madhe.

Laçi aktivizohet si mesfushor dhe është rritur në Greqi me ekipin e Olimpiakosit. Së fundmi ai është shprehur se dëshiron të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, por duket se ka vendosur të shtyjë qëndrimin e tij në Francë. /vipsport.al/