sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Një tjetër goditje për Grezdën, Osijek e dënon me gjobën e frikshme

Eros Grezda ishte protagonisti negativ i javës në Kroaci. Sulmuesi i kombëtares sonë pas ndeshjes me Rijekën, të humbur 3-2 me përmbysje, u shfaq shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe goditi me grusht sulmuesin kundërshtar Çolak në zonën e parkingut të stadiumit. Ky episod bëri bujë të madhe dhe Federata e Kroacisë mori masën ndëshkuese me 4 ndeshje pezullim.

Një tjetër goditje vjen për Grezdën, i cili ditën e sotme është njoftuar për një tjetër dënim, kësaj radhe financiar. Klubi i Osijek ka vendosur të gjobisë rëndë gjakovarin, i cili do të jetë i detyruar të heqë dorë nga 20% e pagës së vitit të ardhshëm. Këtë lajm mjaft negativ për lojtarin e raporton vetë klubi në faqen zyrtare.

“Sulmuesi ynë do të humbasë 20% të pagës për vitin e ardhshëm futbollistik, i cili është maksimumi i gjobvënies. Në përputhje me rregullat disiplinore dhe pas incidentit me Rijekën në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë, klubi i Osijekut gjobiti lojtarin e tij Eros Grezda”, shkruhet në deklaratën klubit kroat. /vipsport.al/