sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Një ditë para startit, konfirmohet futbollisti i parë me koronavirus në Superiore

Kur gjithçka po shkonte sipas parashikimeve dhe në ditën e nesërme pritet të rifillojë kampionati, në Superiore ka ardhur edhe konfirmimi për futbollistin e parë të prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për një lojtar në radhët e Bylisit, i cili ka marrë konfirmimin për rezultatin pozitiv në mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, edhe pse kërkohet që emri i futbollistit të mbahet i fshehtë, shanset janë të jetë Eridon Qardaku i cili në ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku ka rënë në kontakt me virusin.

Tashmë, do të vijojë hetimi epidemiologjik për personat e afërt me futbollistin i cili do të kryejë edhe një tjetër testimi. Ky fakt vendos në rrezik ndeshjen e nesërme mes Bylisit dhe Tiranës, pasi nuk dihet nëse ka garanci të luhet apo jo. /VipSport.al/