sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Ka nevojë ende për eksperiencën e tyre, Juventusi rinovon me dyshen e difensivës

Juventusi që nga vera e shkuar po punon për të rinovuar mbrojtjen. Në Torino kanë ardhur disa mbrojtës të rinj të talentuar, por kjo nuk do të thotë se Kielini nuk i duhet më torinezëve. Kontrata e tij përfundonte së shpejti dhe Juventusi ka vendosur ta rinovojë edhe për një tjetër sezon kontratën e 35-vjeçarit.

Jo vetëm Kielini, por edhe 40-vjeçari Bufon ka treguar se mosha është vetëm një numër dhe ndarja nga futbolli do të shtyhet akoma. Të paktën edhe për një tjetër sezon, pasi edhe Bufon ka rinovuar edhe deri verë e edicionit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi, që po mundohet t’i trajtojë në mënyrën më të mirë veteranët e saj, të cilët qëndruan aty edhe kur klubi ra në Serie B, duke përjetuar situatën më të vështirë të historisë së tij. Bufon numëron 18 vite si bardhezi dhe 669 sfida, duke grumbulluar 19 tituj. Kielini ka 15 vite në Torino, duke luajtur 509 ndeshje dhe fituar 17 trofe. /vipsport.al/