sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Juve me një talent më pak, Atalanta blen mesfushorin 22-vjeçar

Juventusi po punon shumë për të përforcuar mesfushën dhe një prej këtyre blerjeve është edhe ylli i Barcelonës, Artur Melo. Ardhja e blerjeve të reja bën të mos ketë hapësira për talentet e akademisë dhe një prej atyre që e ka pësuar më rëndë këtë fakt është Simone Muratore.

22-vjeçari nuk ka mundur të depërtojë në ekipin e parë dhe të fitojë minuta, kështu ka vendosur të largohet. Atalanta, si një klub që i gjuan të tilla raste, ka vepruar menjëherë dhe ka vendosur të transferojë të riun.

Ditën e sotme dy klubet kanë zyrtarizuar marrëveshjen. Muratore bëhet shok skuadre me Gjimshitin dhe Juventusi arketon 7 milionë euro, pa klauzolë riblerje. I riu konsiderohet si një lojtar me cilësi të mëdha dhe Atalanta do mundohet ta trajtojë në mënyrën e duhur për ta sjellë në formë për të dhënë kontribut sa më të madh për ekipin nga Bergamo. /vipsport.al/