sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare / Infektim masiv me COVID-19, mbyllet kampionati në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija jashtë Champions

Shpërthimi i një tjetër vale infektimesh me COVID-19 e sidomos përhapja e infeksionit mes lojtarëve në Maqedoninë e Veirut, ka sjellë ndërprerjen përfundimtare të kampiaonatit në këtë vend. Vendimi ka ardhur pas dy javësh ku në vend që të pritej rifillimi i kampionatit, u konstatua se kishte lojtarë të infektuar në skuadra të ndryshme dhe situate u bë problematike sidomos te Shkëndija dhe Renova.

Gjendja te Ronava sidomos ishte shqetësuese, aq sa në fund klubi vendosi që të dërgonte për karantinim dyjavor të gjithë pjesëtarët e skuadrës dhe të stafit të ekipit. Në këtë situatë, vijimi i kampionatit ishte i pamundur e për këtë arsye Federata e Futbollit vendosi që të ulte siparin e këtij sezoni pas 23 javësh, në vend të 36 të planifikuara në kalendar.

Mbyllja e kampionatit para kohë nuk sjell lajme të mira për ekipet shqiptare atje. Shkëndija e sheh veten në vendin e tretë, 11 pikë pas Vardarit e 1 pas Silelksit. Kjo do të thotë se edhe nëse Vardari nuk siguron licencën europiane, në Ligën e Kampioneve do të shkojë Sileks e jo skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka.

Ndërkohë, edhe Struga është aktualisht në vendin e fundit në klasifikim e kësisoj, nëse konfirmohen rëniet nga kategoria në bazë të renditjes aktuale, në sezonin e ardhshëm do të kthehet në Divizionin e Parë. /vipsport.al/