sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Asani mbetet në Suedi, klubi i AIK dhe Partizanit zgjasin marrëveshjen për huazimin e futbollistit

Jasir Asani do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të AIK Stokolm edhe për të paktën dy muajt e ardhshëm. Sulmuesi u transferua në Suedi në muajin janar me anë të formulës së huazimit nga skuadra e Partizanit.

Kontrata e Asanit me AIK ishte e vlefshme deri më datë 30 qershor, por kur në mes u fut pandemia, atëherë planet e klubit ndryshuan pasi futbolli stopoi. Por, tashmë, suedezët dhe Partizani kanë gjetur marrëveshjen për të zgjatur marrëveshjen e huazimit deri më datë 30 gusht.

Në këtë formë, AIK do të ketë kohën e nevojshme në dispozicion për të vlerësuar aftësitë e futbollistit. Nëse Asani ia del të bindë drejtuesit e AIK Stokolm, atëherë këta të fundit do e bëjnë të tyrin duke i paguar 400 mijë euro Partizanit. /Vipsport.al/