sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Artur Melo sezonin e ardhshëm do të i Juventusit, publikohen detajet

Nuk ka më asnjë dyshim, Artur Melo do të jetë pjesë e Juventusit sezonin e ardhshëm. Prej ditësh flitej për marrëveshje të kryer mes klubeve dhe duket se më në fund gjithçka është arritur dhe braziliani do të kalojë në Serie A për t’i hapur rrugën transferimit të Miralem Pjaniç në “Camp Nou”.

Konfirmimin e këtij lajmi e ka bërë vetë Barcelona, që ka bërë të ditura edhe vlerat e këtij operacioni, që për momentin është më i madhi i verës. Juventusi do i japë menjëherë 72 milionë euro katalanasve dhe 10 të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme nga një lojtar i kalibrit të Artur.

Kishte dyshime edhe në lidhje me qëndrimin e mesfushorit deri në fund të sezonit, por edhe këtë çështje duket se katalanasit e kanë zgjidhur. Braziliani do të vijojë të kontribojë për Barcelonën deri në mbyllje të këtij edicioni, që pritet të përfundojë në fund të muajit gusht, duke përfshirë edhe fazën finale të Champions Legaue.

Melo largohet pas vetëm dy sezonesh nga Barcelona, ku zhvilloi 72 ndeshje dhe arriti të shënojë 4 gola si blaugrana. Në ardhjen e tij ai u konsideuar si një Çavi i ri, por me kalimin e kohës drejtuesit katalanas e humbën besimin dhe vendosën ta largojnë pa dëshirën e tij, për të sjellë Miralem Pjaniç, i cili pritet të zyrtarizohët në orët e ardhshme. /vipsport.al/