sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vllaznia triumfon ndaj Flamurtarit dhe del nga zona e ftohtë (VIDEO)

Flamurtari-Vllaznia 1-3

Shënues: Lika 70′ (p) 90+2′, Zhunior 75’/ Souza 90+4


KV: Guimatas/Pjeshka

FLAMURTARI: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Vrapi, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Kadriaj, Karlos Henrike, Ribaj. Trajner: Marselo Troisi

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Zogaj (G.Lika 66′), Shtubina (Sidorenko 66′), Zhunior. Trajner: Mirsad Jonuz

U duk sikur e mori seriozisht Flamurtari, që ka rezistuar vetëm një pjesë. Me disa lëvizje të Troisit që ka kthyer edhe Ardit Hoxhajn, një sulmues puro në mbrojtës, vlonjtatët e pjesës së dytë janë shthurur totalisht.

Vllaznia ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-3, duke lënë kështu pas krahëve krizën e ditëve të fundit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, u shënuan plot 4 gola, 2 prej të cilave në sekondat e fundit. Dy herë Gilman Lika për shkodranët dhe një gol braziliani Zhunior.

Ndërsa braziliani Souza shëoi golin e nderit për vlonjtatët që luajnë sa për të respektuar garën sepse vetëm një mrekulli mund t’i mbajë në elitë edhe vitin që vjen.

GJYQTAR: Kridens Meta (Tiranë)