sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Zgjohet Lajpcigu, Shik e Verner shënojnë për të kthyer vendin e tretë

Një përmbysje në fushën e Këln ka ndihmuar Lajpcigun që t’u kthehet përsëri fitoreve dhe të gjejë vendin e tretë në renditje, për të bërë një hap të rëndësishëm në Bundesligë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Skuadrës së Julian Nagelsman i është dashur të vuajë pak, por ka dalë e lumtur nga transferta me suksesin 4-2 ndaj vendasve ku luajti titullar edhe Elvis Rexhbeçaj.

Kordoba shënoi që në minutën e 7 për ekipin vendas, por Lajpcigu u tregua i aftë që të barazonte shpejt me Shik e më pas të kalonte në avnatazh me Nkunku para fundit të pjesës së parë. Verner shënoi golin e tretë në fillimin e të dytës e më pas Modeste shkurtoi shifrat. Por talenti Dani Olmo vulosi suksesin me golin e katërt kur shënohej minuta e 57 e këtij dueli, duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme për Lajpcigun.

Tani kjo skuadër është vetëm 2 pikë pas Borusia Dortmund të vendit të dytë, 9 pas Bajern Mynih që duket i pakapshëm dhe i nisur drejt titullit kampion të radhës. /vipsport.al/