sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Tirana nuk ka “frena” as pas karantinës, bardheblutë triumfojnë ndaj Bylisit

Tirana vazhdon me “muzikën” e njëjtë të këtij sezoni. Skuadra bardheblu ka arritur të fitojë ndeshjen e sotme kundër Bylisit dhe të vazhdojë serinë maratonë pa humbje, që nga ulja e Emanuel Egbo në stol. Bylisi u shfaq një skuadër e shpërbërë ditën e sotme, teksa vetëm disa minuta para ndeshjes u mësua se Guindo është larguar dhe nuk i përgjigjet thirrjeve telefonike të klubit.

Për Tiranën ka rezultuar një ndeshje e lehtë, me bardheblutë, që kanë gjetur shpejt golin me Kobinën. Sulmuesi arrin të shënojë një gol shumë të bukur në minutën e 27, duke i hapur rrugën e triumfit bardhebluve. Në fund të pjesës së parë ka pasur kohë edhe për një tjetër rrjetë të bardhebluve, me Bathën që shënoi me penallti.

Në të dytën Dovedan e nis me tre zëvendësime përnjëherësh dhe duket se japin efekt, pasi Peposhi arrin të gjejë golin në minutën 66. Por kaq nuk mjafton, pasi Tirana ka gjithçka në kontroll dhe është Muça, që bën rolin e qendërsulmuesit dhe shënon të tretin, për të vulosur shifrat në 3-1. Tirana ruan diferencën e 9 pikëve me Kukësin dhe shkon e qetë drejt titullit të 25-të kampion. /vipsport.al/

Bylis-Tirana 1-3
Shënues: Peposhi /Kobina 27′, Batha 45+3′, Muca 72
KV: Hoxhallari/ Ntepe

Bylis: Miraka, Ntepe (Peci 46′), Shkalla, Barjamaj (Ujka 46′), Hadroj, Goxha, Ndreca, Murataj, Mëllugja, Mozone (Malci 46′), Peposhi (Sallaku 70′). Trajner: V. Dovedan.

Tirana: Lika, Hoxhallari (Ismajlgeci 65′), Muça, Vangjeli, Doka, Çelhaka, Batha, Kale (Halili 60′), Torasa, Kobina (Hasani 67′), Ngo. Trajner; E.Egbo.