sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Skënderbeu e bën një pjesë pushim, Tirana fiton me përmbysje

Tirana është larguar sot nga Korça me tre pikët që i duheshin për të mbajtur larg Kukësin ndjekës, e për të bërë hapin e radhës drejt titullit. Por në sfidën e sotme u desh një dorë nga Skënderbeu që e bëri pushim një pjesë të ndeshjes.

Në të parën, Skënderbeu rivalizoi, shënoi dhe vuri në vështirësi bardheblutë të cilët ishin shpesh shumë pranë kolapsit. Në të dytën, korçarët praktikisht nuk zbritën në fushën e lojës duke i dorëzuar komplet lojën Tiranës dhe duke e lënë të krijonte raste derisa gjeti dy herë radhazi rrjetën me Ngo. Aty ndeshja mbaroi pasi Skënderbeu as që provoi të reagonte, ndërsa Tirana administroi rezultatin që e çon përsëri në 9 pikë diferencën me Kukësin.

Skënderbeu-Tirana 1-2
9′ Mensah / 71′, 77′ Ngo

Skënderbeu: Koliçi, Dumfur, Imami, Dita, Pëllumbi (79′ Pollozhani), Mara (79′ Taipi), Daja (66′ Jashanica), Elezi (89′ Pusi), Krasniqi, Mensah, Gripshi (79′ Berisha).
Trajner: Ilir Daja

Tirana: Lika, Ismajlgeci, Vangjeli, Muça, Doka, Batha (90’+1 Osmani), Çelhaka, Torasa (79′ Sidibe), Kale, Kobinah, Ngo (90’+1′ Hasani).
Trajner: Emanuel Egbo

KV: Dufur, Mensah, Dita, Elezi, Imami / Batha, Muça, Doka

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Tiranës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

85’ Skënderbeu duket i dorëzuar plotësisht dhe as që provon të reagojë për të kërkuar barazimin.

81’ Kobinah i afrohet golit të tretë me një gjuajtje të fortë, sfera kalon jashtë ngjitur me shtyllën.

77’ GOOOL Tirana, shënon Ngo. Harkim nga e majta në zonën e Skënderbeut, Ngo devijon me kokë, topi shkon te Torasa i cili e nis përsëri te sulmuesi i cili mes rrëmujës dhe përgjumjes së mbrojtjes korçare përmbys rezultatin.

71’ GOOOL Tirana, shënon Ngo. Jashanica i sapofutur në lojë gabon pozicionimin në qendër dhe i jep mundësinë Ngo që të shënojë me një goditje me kokë pas harkimit të Kobinah.

67’ Vazhdon përsëri dominimi territorial i Tiranës që është hedhur plotësisht në sulm në kërkim të barazimit, por duke mos arritur të gjejë hapësira për të nxjerrë para portës Ngo I cili detyrohet të kthehet mbrapa.

64’ Goditje nga këndi për Tiranën, harkimi në zonë devijohet nga Muça por ai nuk gjen katërkëndorin.

59’ Protesta bardheblu pasi Tirana kërkon penallti pas një rrëzimi të Kale në zone. Gjyqtari Hamiti insiston se është jashtë dhe ndëshkon me të verdhë Elezin.

57’ Kobinah driblon mes mbrojtësve kundërshtarë dhe është i vetëm para Koliçit por gabon gjuajtjen dhe sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

51’ Batha ekzekuton një goditje dënimi ballore pranë zonës, Koliçi fluturon dhe largon topin në këndore.

47’ Kale nis një top të artë për Torasën në shtyllën e dytë, goditja e tij me kokë gjen në kundërkohë Koliçin, por nuk gjen katërkëndorin.

46’ Rifillon ndeshja pa ndryshime në radhët e të dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Skënderbeut.

45’+1’ Dita i vëmendshëm me kokë largon topin në zonën e vogël, pasi Ngo po përpiqej të pasonte për Kobinah.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Një harkim nga e djathta i Kobinah largohet me vëmendje nga Dita i cili i dhuron Tiranës një goditje këndi, nga e cila nuk rrjedh rrezik për portën e Koliçit.

39’ Hamiti fal Bathën pas një tjetër faulli të mesfushorit, duke i kursyer kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje.

38’ Goditje dënimi ballore nga distance e Bathtës, Koliçi grushton sferën dhe largon rrezikun.

29’ Skënderbeu nuk tërhiqet por vazhdon të sulmojë duke shtyrë bardheblutë mbrapa. Një goditje dënimi e më pas nga këndi radhazi nuk sjellin rrezikshmëri në portën bardheblu, por mbajnë përsëri larg portës vendase kryesuesit e kampionatit.

25’ Batha ka mundësinë që të barazojë shifrat me një goditje në hyrje të zonës por nuk gjen katërkëndorin.

22’ Kundërsulm i shpejtë i korçarëve, topi shkon te Mensah i cili shfaqet në krahun e djathtë por diagonalja e tij përfundon jashtë kuadratit.

 

17’ Përsëri bardheblutë shpërdorojnë. Këtë herë është Torasa i cili nuk gjen portën pas sugjerimit të Kobinah.

15’ Një kombinim interesant në zonë nuk shfrytëzohet nga Bartha në shtyllën e dytë pas asistit perfekt të Kobinah.

9’ GOOOL Skënderbeu, shënon Mensah. Pas një goditje nga këndi, topi harkohet në zonë për Mensah i cili me kokë mposht Likën.

5’ Shkëndija mes Dufur dhe Torasës, me mbrojtësin e korccarëve që ndërhyn gabimisht dhe ndëshkohet me të verdhë.

4’ Minutat e parë janë të Tiranës që sulmon me shumë forca dhe kërkon të shënojë një gol të shpejtë.

1’ Fillon ndeshja në Korçë.