sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Sadiku tund përsëri rrjetën, tani është vetëm një gol larg rekordit

Armando Sadiku është shumë pranë rekordit të dekadës për skuadrën e Malagas. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur rrjetën në ndeshjen e sotme ndaj Zhironas duke arritur në 13 për këtë sezon.

Në minutën e 50 të ndeshjes, pas një harkimi nga e djathta, Sadiku u zhyt dhe me kokë dërgoi sferën në rrjetë, me një lëvizje prej gjahtari të mirëfilltë zone pasi i shpëtoi edhe pozicionit jashtë loje. Një festim i gjatë me shokët e skuadrës dhe drejt tribunës për sulmuesin i cili është kthyer në elementin kryesor të sulmit të Malagas.

Ky ishte goli i 13 në një sezon të vetëm që e mban atë në vendin e dytë në këtë dekadë si golashënuesin më të mirë për Malagan, pasi Rondon ka qenë ai që ka shënuar 14 gola në një sezon të vetëm dhe aksush tjetër nuk i është afruar kësaj shifre.