sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit të Grezdës, ja si sulmuesi shkon dhe godet menjëherë kundërshtarin

Eros Grezda është shndërruar në protagonistin kryesor të një incidenti të pazakontë mbrëmjen e djeshme. Pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë mes Rijekës dhe Osijek (fitoi Rijeka 3-2, me përmbysjen e dy golave dhe kaloi në finale ndaj Lokomotivës), Grezda ka goditur në kokë kundërshtarin e tij.

Sulmuesi Antonio Colak ka vendosur të kalojë përpara autobusit të Osijek në parkingun e stadiumit. Ky veprim ka “mbushur kupën” e durimit të Grezdës, i cili i acaruar edhe për sharjet nacionaliste gjatë ndeshjes, në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur me grusht.

Pas këtij episodi dhe reagimeve të shumta Erosi vendosi të tregojë versionin e tij të historisë me kundërshtarin. Gjakovari tregon se Colak ka përdorur sharje kombëtare dhe personale gjatë gjithë ndeshjes ndaj tij dhe më pas të kaluarit në mënyrë provokuese para autobusit të Osijek ka sosur durimin e tij.

Mediet kroate kanë postuar edhe videon e episodit të shumëpërfolur. Colak kalon autobusin e Osijek dhe Grezda vendos të shkëputet nga shokët e tij dhe godet me grusht kroatin. Colak nuk reagon aspak ndaj këtij veprimi të Grezdës dhe pas pak sekonash ndërhyrja e stafeve qetëson gjithçka dhe largon lojtarët. /vipsport.al/