sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Përmbysja ndaj Skënderbeut nuk ishte rastësi, Tirana tregon motivimin: Fitorja është mentalitet

Në mbrëmjen e djeshme, Tirana mori një trepikësh jetik për të vazhduar misionin drejt titullit kampion. Bardheblutë e panë veten në disavantazh në ndeshjen ndaj Skënderbeut, megjithatë për asnjë moment nuk u dorëzuan dhe ia dolën të përmbysnin rezultatin falë dy golave të Majkëll Ngo në minutat 71 dhe 77.

Kjo ishte edhe përmbysja e gjashtë e Tiranës së Emanuel Egbo, çka tregon se ekipi nuk dorëzohet asnjëherë dhe lufton deri në fund për të marrë atë që do nga ndeshja, duke besuar në cilësitë e tyre. Kështu, duke parë statistikat kupton se përmbysja ndaj Skënderbeut nuk ishte aspak rastësi, por edhe nëse shikon videon me të cilën kryeqytetasit janë motivuar para takimit në Korçë.

Klubi 24-herë kampion ka publikuar ditën e sotme videon motivuese, ku gjithçka ka të bëjë me fitoren dhe suksesin. “Fitorja është mentalitet dhe fito me çdo kusht”, përsëritet shpesh në video, e mesa duket këtë mesazh e kanë mësuar përmendësh të besuarit e trajnerit Egbo. /VipSport.al/