sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Ndeshje spektakolare, Sebajos shënon gol në limite dhe dërgon Arsenalin në gjysmëfinale

Arsenali ka arritur të mundë me shumë vështirësi ekipin e Shefilld dhe të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë. Skuadra e Artetës ka shënuar e para në minutën e 25 me Pepe, i cili arriti të shndërrojë në gol një penallti. Edhe pse kanë krijuar shumë volum në pjesën e parë, “topçinjtë” nuk kanë arritur të shënojnë.

Në pjesën e dytë Shefilld është shndërruar në një skuadër me agresive dhe ka kontrolluar lojën. Përpjekjet e tyre janë shpërblyer në minutën e 87, kur Goldrik arriti të shënojë golin e barazimit dhe të krijojë idenë se ndeshja do të shkojë në shtesë. Por Dani Sebajos nuk mendonte kështu dhe arriti të shënojë një gol mjaft të bukur në limite dhe të dërgojë skuadrën e tij në gjysmëfinale. /vipsport.al/