sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Myler arrin De Bryjn, Bajerni nuk ndalet as përballë ”aspirinave”

Bajern Mynih vazhdon me qetësi marshimin e vet drejt titullit kampion në Bundesligë, ku skuadra e Hansi Flik dominon dhe nuk di të ndalet. Bavarezët sot kanë vendosur diktatin përballë një skuadre shumë të fortë si Bajer Leverkusen, edhe pse ishin në transfertë ndaj një prej ekipeve që pretendon të luajë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Alario shënoi për vendasit në minute e 10, por para fundit të pjesës së parë pakkush kishte dyshime se si do të shkonte rrjedha e sfidës pasi Koman, Goretzka dhe Gnabri shënuan tre herë dhe mbyllën fraksionin e parë me Bajernin qetësisht në avantazh. Në pjesën e dytë, Levandovski vulosi golin e katërt e në fund Vitz për statistikë shënoi atë që mbylli ndeshjen me suksesin 4-2 të Bajernit.

Ajo që duhet theksuar në këtë ndeshje është fakti se Tomas Myler ka barazuar një rekord në Bundesligë, duke treguar se sa i rëndësishëm është bërë për skuadrën e Flik. Ai arriti rekordin e vendosur nga Kevin De Bryjn prej 20 asistesh në një sezon në kampionatin gjerman dhe ka kohën e mjaftueshme për ta bërë tërësisht të vetin këtë rekord. Ndërkohë, Bajerni arriti kuotën e 90 golave pas 30 ndeshjeve të luajtura, duke vendosur një rekord të ri në kampionatin gjerman. /vipsport.al/

Rezultatet

Bajer Leverkusen-Bajern Mynih 2-4
10’ Alario, 89’ Vitz / 27’ Koman, 42’ Goretzka, 45’ Gnabri, 66’ Levandovski


Fortuna Dyseldorf-Hofenhajm 2-2
5’, 76’ (p) Henings / 16’ Dabur, 61’ Zuber

Eintraht Frankfurt-Mainz 0-2
43’ Nakate, 77’ Kunde.Malong

RB Lajpcig-Paderborn 1-1
27’ Shik / 90’+2’ Strohdiek