sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Mançester Junajtid triumfon falë Grinud dhe Bruno Fernandes, Çelsi është më afër

Mançester Junajtid ka likuiduar sot pa shumë probleme Brajton në ndeshjen e javës së 32-të të kampionatit anglez, për të vendosur përsëri trysninë mbi Çelsin në garën për vendin e katërt në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer ka fituar me shifrat 3-0 në këtë transfertë dhe tani është vetëm 2 pikë larg londinezëve të Lampard, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak.

Grinud ishte protagonist kryesor i kësaj sfide, pasi hapi serinë e golave në minutën e 16 me një aksion shumë të bukur individual. Pa u mbyllur gjysëm ore lojë, Mançester Junajtid e pa veten para 2-0, kur Pogba gjeti Bruno Fernandes dhe portugezi me një goditje mjeshtërore nga jasshtë zonës, dyfishoi shifrat.

Ishte përsëri dyshja Grinud-Fernandes që prodhoi edhe golin e tretë pak minuta pas rifillimit të ndeshjes. Këtë radhë 18-vjeçari gjeti mesfushorin me një pasim perfekt dhe portugezi nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë e duke i vënë vulën kësaj fitoreje shumë të rëndësishme, pasi Mançester Junajtid duket një nga ekipet më në formë të momentit në Angli dhe kjo ka rritur shanset për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve që deri pak kohë më parë dukej e paarritshme. /vipsport.al/