sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Magjia e Riberi nuk mjafton për Fiorentinën, Lacio u kthehet fitoreve në kampionat

Lacio ka hedhur shpejt pas krahëve humbjen zhgënjyese përballë Atalantës dhe është vënë përsëri në ndjekje të ekipit të Juventusit në kreun e renditjes së Serisë A. Ekipi kryeqytetas ka mundur sot me përmbysje Fiorentinën, në një ndeshje që rezultoi mjaft e komplikuar.

Fiorentina, e frymëzuar nga talenti i Frank Riberi, arriti të vinte në vështirësi Lacion dhe një magji e francezit në pjesën e parë gjunjëzoi Strakoshën duke i dhënë avantazhin ekipit mik. Por në pjesën e dytë u shfaq një Lacio më kërkuese, e ndërgjegjshme që po humbiste brenda pak ditësh të gjithë atë që kishte ndërtuar me mund gjatë vitit dhe do të dilte nga lufta për titull.

Penalltia e Imobiles vuri shpejt barazpeshën në shifra pas pushimit e më pas ishte Luis Alberto i cili me një goditje perfekte nga jashtë zonës përmbysi rezultatin duke vulosur fitoren e Lacios që sheh veten tashmë 4 pikë pas Juventusit. Në javët e ardhshme bardhekaltërit do të shpresojnë që kjo distancë të shkurtohet, në mënyrë që të kenë shansin e kapërcimit në duelin direkt që është në fundin e muajit korrik. /vipsport.al/