sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Interi i çmendur godet përsëri, përmbysje në fund për të mbajtur gjallë shpresën

Interi mban gjallë shpresën për vazhdimësinë në luftën për titullin kampion me një fitore shumë të vuajtur ndaj Parmës, me një përmbysje në minutat e fundit që mbajnë firmën e mbrojtësve të skuadrës zikaltër. Një ndeshje kjo e cila pa në fushën e lojës edhe Kastriot Dermakun, mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, i cili u zëvendësua pak minuta para se të niste kthesa e Interit.

Parma bëri gjithçka mire në fillim dhe arriti të gjente golin e avantazhit me anë të Zhervinjos, ndërsa shpërdoroi edhe disa mundësi të tjera për të gjetur golin e dytë. Zikaltërit nga ana e tyre ishin shumë të pavëmendshëm dhe prodhuan pak lojë për të rrezikuar portën e Parmës. Por në fundin e ndeshjes, D’Aversa mendoi të ruante rezultatin dhe ktheu ekipin prapa duke lëshuar terren. Nga kjo përfitoi Interi i cili shtyu përpara.

De Vraj ishte ai që barazoi shifrat pas një goditje nga këndi në minutën e 84-t të sfidës. Në të 88-ën, Bastoni vulosi një përmbsyje që mban Interin në ndjekje të Juves dhe Lacios, ndërsa eviton edhe ndonjë rënie të mëtejshme duke pasur parasysh vrullin e Atalantës që e ndjek. /vipsport.al/