sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Fitorja e dytë rresht, Teuta mund Vllazninë dhe vazhdon synimin për të arritur Europën

Vllaznia-Teuta 0-3
Shënues: Kallaku (p) 15′, Lorenco Vila 83′, Aleksi (p) 85′
KV: Sidorenko, Krymi/ Todorovski

Teuta ka arritur të marrë fitoren e radhës, këtë herë ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra durrsake ka mundur të fitojë me rezultatin 3-0. Sherif Kallaku shndërroi në gol një penallti të fituar nga Hebaj në minutën e 28. Ky ishte i 13-ti gol për talentin e durrsakëve.

Ndeshja ka qenë thuajse e gjitha e dominuar nga durrsakët, që kanë presuar lart ndaj Vllaznisë dhe kjo e fundit nuk ka arritur të ndërtojë sulme të rrjedhshme dhe ka humbur shumë topa në mesfushë, duke i dhënë terren Teutës. Djemtë e Martinit kanë krijuar disa raste të pastra, por nuk kanë mundur të shënojnë golin e dytë, që ka ardhur pranë fundit të ndeshjes.

Lodhja e bën Vllazninë të dorëzohet dhe Teuta e shfrytëzon në maksimum. Në minutën e 83 Lorenco Vila arrin të shënojë golin e qetësisë për të tijët. Shkodranët e humbin toruan dhe nuk i kontrollojnë veprimet e tyre, duke shkaktuar një penallti ndaj Grudës, të cilën e kthen në gol Aleksi në të 85-ën.

Dy gola në dy minuta dhe Vllaznia i dorëzohet përgatitjes së mirë fizike dhe talentit të djemve të Teutës, që fitojnë këtë ndeshje 0-3 dhe regjistrojnë triumfin e dytë rresht. /vipsport.al/

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Repaj), Malota, Shehi, Shtubina, Kruja, Gurishta, Krymi (Marku), Sidorenko (Lekaj), Lika (Zhunior), Zogaj. Trajner: Hysen Dedja

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, E. Vila, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku (Kapllani), Hebaj (Gruda). Trajner: Edi Martini

LIVE, Minutë pas minute:

90+’ Mbyllet ndeshja në Shkodër. Teuta mori atë që meritoi

86’ Gooool! Aleksi merr përdipër penalltinë dhe mposht portierin Sherri, i cili nxjerr topin nga rrjeta për herë të tretë në këtë ndeshje

 

84’ Gruda pengohet brenda zonës dhe fiton një penallti

83’ Gooool! Lorenco Vila shënon golin e dytë dhe siguron fitoren e Teutës. I riu merr një pasim nga Kapllani, lëviz me klas brenda zonës dhe gjen rrjetën e Sherrit

 

79’ Teuta lëshon terren, Vllaznia tenton të rrezikojë portën e durrsakëve

74’ Portieri Frashëri devijon një krosim shumë të rrezikshëm të Vllaznisë nga e djathta

67′ Teuta vazhdon të qëndrojë në sulm, por goli i sigurisë mungon ende

59’ Teuta gjithmonë e më afër golit. Vila godet në afërsi të zonës, por topi devijohet në momentin e fundit nga Dajan Shehi

55’ Rustem Hoxha lëshon një “silurë” nga goditja e dënimit nga shumë larg. Sherri kthen përgjigjen e duhur

51’ Teuta pranë golit të dytë. L.Vila merr një top dhe avancon nga e majta, duke dhënë një pasim në qendër, por topi është i paarritshëm për shokun e tij

47’ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë, humbet ndeshjen e radhës

46′ Nis pjesa e dytë

45+2’ Mbyllet pjesa e parë me Teutën në sulm

45’ Akordohen dy minuta shtesë

38’ Sulmuesi godet vetë, sfera ndalet në murin mbrojtës të vendosur nga Sherri

37’ Kallaku fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës

35’ Ndërhyrje e rrezikshme e Sidorenkos në meësfushë, gjyqtari nxjerr kartonin e parë të verdhë

34’ Teuta vazhdon me presingun e zakonshëm, Vllaznia prej minutash nuk e sheh kuadratin e Frashërit

32’ Aleksi provon të surprizojë Sherrin dhe godet nga largësia, por goditja e tij nuk ka forcën dhe saktësinë e duhur

30’ Kallaku jep një top nga e djathta e sulmit për E.Vilën, që rrotullohet dhe godet. Topi përfundon sipër tranversës

28’ Luhet fort në mesfushë, dy faulle rresht ndaj Sherif Kallakut

26’ Zogaj merr një top nga Sidorenko dhe mundohet të gjejë hapësirë brenda zonës, godet, por Arapi devijon në këndore

21’ Vllaznia luan më e avancuar në fushën kundërshtare për shkak të golit të pësuar

15’ Gooool! Shënon Teuta, Sherif Kallaku kthen në gol penalltinë e fituar nga Hebaj

 

14’ Ka penallti për Teutën, Hebaj pengohet brenda zonës

11’ Teuta luan me presing nga lart, Vllaznia has vështirësi të organizohet

2’ Tjetër aksion i shpejtë i durrsakëve në krahun e majtë, këtë herë Sherri ndalon një harkim të rrezikshëm drejt qendrës së sulmit.

1’ Menjëherë rrezikshëm Teuta, L. Vila shfaqet nga e majta dhe gjuan në portë, por Sherri është në pozicion.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Shkodrës.