sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / E vendos një penallti e diskutueshme, Kukësi mposht Bylisin mes protestave

Kukësi-Bylis 1-0
38′ (p) Shkurtaj

KUKËSI: Xhika, Teqja (80′ Hida), Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj, Et’hemi, Rroca, Gavazaj (72′ Kuper), Abazaj, Shkurtaj (63′ Lulaj).
Trajner: Orges Shehi

BYLISI: Hidi, Goxha , Shkalla, Janku (67′ Gonzalez), Peposhi (60′ Sallaku), Hadroj (55′ Peçi), Ndreca, Ujka, Qardaku, Mëllugja, Malçi.
Trajner: Veljko Dovedan

KV: Rroca, Xhika / Mellugja, Goxhaj, Qardaku

Gjyqtar: Andi Koçi

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kukësit.

90’+2’ Pas një insistimi të gjatë në zonë, Goxhaj rrëzohet në kontakt me mbrojtjen kuksiane. Lojtari proteston duke kërkuar penallti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

72’ Vazhdon dominimi i plotë në lojë i Bylisit me Kukësin që ka lëshuar terren dhe është mbyllur para zonës së tij, duke u munduar vetëm që të mos lejojë ballshiotët të gjuajnë në kuadrat.

63’ Pas një largimi të mbrojtjes së Kukësit, Malçi me shpejtësi gjuan nga një pozicion ballor, por nuk gjen katërkëndorin me sferën që fluturon mbi traversë.

63’ Shehi lëviz dhe ndryshon gjërat në rreshtim duke larguar Shkurtajn e aktivizuar Lulajn.

61’ Tre harkime të njëpasnjëshme në zonën e Kukësit nga krahët, asnjë nga sulmuesit e Bylisit nuk arrin të godasë drejt katërkëndorit.

55’ Bylisi humbet Hadrojn për dëmtim, në vend të tij futet Peçi.

53’ Bylisi është shumë më kërkues në këto minuta të parë duke sulmuar në kërkim të barazimit, por nuk arrin të gjejë hapësira në prapavijën e Kukësit që është tërhequr thuajse plotësisht mbrapa.

48’ Malçi driblon mirë mbrojtësit në krahun e djathtë të sulmit ballshiot dhe nis harkim në zonë. Sfera largohet në këndore nga prapavija e verilndorëve.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Kukësit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

38’ GOOOL Kukësi, shënon Shkurtaj. Aksion i gjatë i Kukësit, topi shkon në zonë te Gavazaj dhe ky i fundit humbet duelin me Qardakun në dyluftim për kontrollin e topit. Por gjyqtari Koçi e cilëson të parregullt ndërhyrjen e futbollistit të ballshiotëve dhe akordon penallti mes protestave Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë.

37’ Tjetër mundësi e artë që shpërdorohet, këtë herë nga Abazaj. Rroca i jep atij një pasim të artë në të djathtën, sulmuesi godet keq duke prekur rrjetën e jashtme.

35’ Shpërdoron Kukësi. Aksion me kombinime i Kukësit, që nxjerr Rrocën në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër për Shkurtajn me portën bosh, nuk arrihet nga sulmuesi.

31’ Depërtim i Abazajt në krahun e majtë, kombinimet me Shkurtajn e nisin drejt portës por mbrojtja bllokon lojtarin e kuksianeve dhe Hidi kontrollon.

27’ Ndeshja humb pak ritëm nga ndërprerjet prej faulleve të shumtë dhe prodhon pak gjuajte në zonë.

21’ Goditje nga këndi për Kukësin, topi harkohet në zonë  dhe largohet me vështirësi nga mbrojtja ballshiote.

19’ Abazaj provon me një gjuajtje të harkuar nga jashtë zonës, sfera kalon jashtë kuadratit, jo shumë larg shtyllës së portës së Hidit.

14’ Dy goditje nga këndi radhazi për Bylisin që ka shtruar trysninë ndaj Kukësit duke mos e lejuar të dalë më në sulm dhe duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën e vendasve. Mbrojtja largon me vështirësi.

8’ Et’hemi jep sinjalin e parë me një inkursion nga krahu i djathtë i sulmit në zonë, gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja e Bylisit.

3’ Ngulmues Bylisi në minutat e parë duke bërë presing të lartë e duke kërkuar që të vërë në vështirësi prapavijën e ekipit verilindor.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Elbasanit.