sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Borusia Dortmund mban gjallë kampionatin, mjafton Emre Xhan

Borusia Dortmund vazhdon të mos heqë dorë nga titulli kampion, edhe pse me ritmin që po ecën Bajern Mynih, arritja e parakalimi i bavarezëve duket thuajse i pamundur. Skuadra e Lucien Favre ka fituar sot 1-0 përballë Herta Berlin për të kthyer shpejt në 7 pikë diferencën nga kryesuesit e renditjes në Bundesligë.

Për të siguruar një sukses në duelin ku mungonin emra të rëndësishëm si Haland, Humels e Rojs, mjaftoi goli në pjesën e dytë i Emre Xhan, i cili vulosi një fitore shumë të vështirë, por të rëndësishme njëkohësisht edhe për të ruajtur vendin e dytë në renditjen e kampionatit gjerman, ku lufta për pjesëmarrjen në Bundesligë është ndër të paktat rivalitete që kanë mbetur deri në javët e fundit.

Një fitore që shërbeu edhe për të qetësuar disi ambientin pas polemikave të fotove që bënë xhiron e rrjeteve sociale me lojtarët e Borusias që kishin shkuar te një berber pa masat mbrojtëse përkatëse në një periudhë kur protokolli i Bundesligës u kërkonte të qëndronin të izoluar. /vipsport.al/