sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Barcelona gabon rëndë, i lë titullin në duar Real Madridit

Kampionati spanjoll i futbollit ka marrë një kthesë të papritur pas ndalesës për shkak të koronavirusit. Brenda pak javësh, Barcelona që dukej favorite në garën për titull, i jep shanse reale për kreun Realit dhe i jep një mundësi të artë ekipit të Zidan për të bërë të tijin përsëri trofeun në një edicion ku pakkush e mendonte të mundur.

Sot, ekipi i Kike Setien sot është ndalur në një barazim 2-2 në fushën e Selta Vigos në një ndeshje që dukej se e kishte nën kontroll të plotë. Dy golat e Suarez në secilën pjesë të ndeshjes kishin bërë që ekipi katalanas të mendonte ndeshjen të mbyllur edhe pse goli i Smolov kishte vënë në dyshim fitoren.

Në fund, Iago Aspas shënoi me një goditje dënimi spektakolare në të cilën Grizman nuk arriti të ndalte topin në mur dhe Ter Shtegen la sferën të përfundonte në rrjetë. 2-2 dhe 1 pikë avnatazh ndaj Realit, por me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak të luajtur e në rast fitoreje mund të shohë vetën përsëri në kryesim i shkëputur me avantazh pikësh. /vipsport.al/