sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Asist magjik i Benzema, Reali nuk fal dhe rrëmben i vetëm kreun

Real Madrid nuk ka lënë t’i shpëtojë nga duart mundësia për të marrë i vetëm kreun në renditjen e La Liga. Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan ka fituar sot në Katalonjë, në përballjen ndaj Espanjol, duke u shkëputur me dy pikë nga Barcelona ndjekëse.

Kjo ishte një ndeshje e cila u vendo nga një gol i vetëm falë një magjie të Karim Benzema, gjithnjë e më shumë lideri i kësaj skuadre. Këtë herë, francezi nuk ishte ai që çoi topin në rrjetë, por ai që ndërtoi goli. Me një goditje mjeshtërore me thembër ai i kaloi sferën Kasemiros i cili goditi në portën e boshatisur duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Tani Reali pret një dhuratë nga Atletiko Madrid në javën e ardhshme, pasi skuadra e Simeones do të përballet me Barcelonën, duke shpresuar që të shkëputet edhe më tej në luftën për titull të cilin në fillim të sezonit pakkush besonte se mund ta arrinte. /vipsport.al/