sex hikayeleri porno izle kartal escort

Verner niset drejt Londrës, zëvendësi i tij do jetë një “raketë” që flet shqip

Çelsi duket se do e sundojë merkaton e ardhshme. Londinezët kanë arritur marrëveshjen me Lajpcigun për një prej lojtarëve më të kërkuar. Timo Verner pritet të vidhet blu dhe të lërë një vend të lirë në skuadrën e tij aktuale. Sulmuesi është një prej më të mirëve te Lajpcig dhe zëvendësimi i tij është një mision i vështirë.

Alternativa e parë për të mbuluar hapësirën e Verner në skuadrën në pronësi të Red Bull është Milot Rashica. Të dy lojtarët kanë karakteristika të ngjashme, veç faktit që Verner luan më shumë në qendër, diçka që do duhet ta bëjë më shpesh Rashica në rast se kalon te Lajpcig.

Prej muajsh flitet për kalim të Rashicës në klubin prestigjoz gjerman, por kalimi i Verner te Çelsi ia bën “autostradë” rrugën sulmuesit të kombëtares së Kosovës. Rashica kohët e fundit nuk po gëzon një formë të mirë, i ndikuar edhe nga pauza prej pandemisë, por kjo e ndihmon disi Lajpcig, që synon të ulë sa më shumë vlerën e transferimit të 23-vjeçarit. Behët fjalë për një ofertë 15 milionë euro, që mund të rritet pak në rast se Verder Bremen këmbëngul për ta mbajtur. /vipsport.al/