sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vendimtar për skuadrën e tij, Gjasula gjen rrugën e rrjetës

Ish-mbrojtësi i kombëtares sonë, Jurgen Gjasula po arrin ende të tregojë cilësitë e tij, duke qenë titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Magdeburg në Bundesliga 3. Gjasula gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe si mesfushor, por duket se ka gjetur veten si mbrojtës qendre.

Ditën e sotme Magdeburg luan kundër Uerdingen dhe Gjasula ka mundur të jetë vendimtar për skuadrën e tij jo vetëm në difensivë, por edhe në shënimin e golave. Mbrojtësi ka mundur të dërgojë topin në rrjetë me ndihmën e një penalltie të fituar nga shokët e tij në minutën e 55, duke barazuar rezultatin për të tijët, me ndeshjet që përfundoi 1-1.

34-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje si titullar për Magdeburg këtë sezon, duke mundur të shënojë tre gola dhe regjistruar një statistike relativisht të mirë për një mbrojtës. Magdeburg renditet në vendin e 14 në renditjen e Ligës së Tretë gjermane, duke mos rrezikuar rënien më poshte, por as pretenduar ngjitjen në Bundesliga 2. /vipsport.al/