sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vazhdon puna me fëmijët, Sulejman Mema kryeson projektin të FSHF: T’i rrisim këta lojtarë teknikisht

Talentet e rinj janë e ardhmja dhe nëse nuk punohet që tani me ta do të jetë shumë e vështirë për të krijuar baza. Këtë gjë e ka mësuar mirë Federata dhe prej kohësh po punohet intensivisht për të arritur tu krijojë një formim sa më të mirë futbollistëve të rinj.

Ekipet përfaqësuese të zyrës rajonale të Tiranës kamë zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore me ekipin e U-13, U-14, U-15 ku ishin të pranishëm edhe trajnerët e ekipeve kombëtare.
Ata vijojnë punën në trajnimin e tyre, për të përzgjedhur futbollistët më të mirë të këtyre zonave. I pranishëm në njërën prej seancave të sotme ishte edhe specialisti pranë sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema, i cili theksoi se trajnerët e klubeve duhet të bashkëpunojnë fort me trajnerët e ekipeve kombëtare, pasi baza është stërvitja me klubet ku ata aktivizohen.

Në një prononcim për FSHF.org, Sulejman Mema u shpreh: “Është viti i tretë që Federata Shqiptare e Futbollit operon me këtë mënyrë seleksionimi në tetë zona rajonale të Shqipërisë, ku një herë në javë trajnerët e ekipeve, të cilët ne kemi përzgjedhur, trajnojnë futbollistët e moshave U-13, U-14 & U-15. Ata përqendrohen në përmirësimin e cilësive teknike, si edhe rritjen taktike, për të pasur një brez me aftësi shumë të mira. Këta fëmijë janë pjesë e ekipeve kombëtare dhe ne këtu i kemi shpresat më të mëdha për të ardhmen. Duhet të përkushtohen, një ditë në javë do t’u bëjë mirë këtyre fëmijëve dhe i orienton shumë mirë kjo stërvitje e përjavshme, që ne organizojmë, sepse baza është stërvitja që zhvillojnë nëpër klube.

Ndaj duhet të jenë të përgjegjshëm dhe klubet, edhe trajnerët e klubeve, për t’i rritur nga ana cilësore vetëm duke punuar në aspektin teknik me këto grupmosha. Të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare janë të shpërndarë nëpër rrethe për të ndjekur stëvitjet, për të bashkëpunuar me trajnerët në stërvitje, për të zgjedhur vlerat më të mira dhe për t’i rritur vlerat e këtyre futbollistëve që ne kemi përzgjedhur”, – tha Mema.

Ndërkaq, ekipet përfaqësuese të zyrave rajonale të FSHF në të gjithë vendin kanë vijuar programin stërvitor me ekipet e të gjitha moshave në prag të turneut të përfaqësueseve rajonale, që zhvillohet muajin e ardhshëm. /vipsport.al/