sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vazhdon “arratisja” e lojtarëve nga klubet tona, “viktima” e radhës është Tërbuni

Vazhdimi i sezonit deri në verë ka krijuar një problem që dihet prej kohësh dhe klubet tona po e vuajnë ende. Në vendin tonë dhe përreth operohet me kontrata afatshkrutra dhe një pjesë e mirë e lojtarëve largohen në fund të qershorit, duke e lënë skuadrën disa javë pa u mbyllur ky sezon.

Ndodhi te Egnatia para pak javësh, gjithashtu te Bylisi me largimin e Guindo (sulmuesi kryesor i ekipit) dhe Bicajt e gjithashtu e njëjta gjë ka ndodhur me dy lojtarë të Tërbunit. Granit Osmanollaj dhe Leonardo Përgjini, pas përfundimit të kontratës gjatë ditëve të fundit, kanë vendosur të mos rinovojnë me klubin nga Puka dhe të ndërpresin marrëdhënien.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Tërbunit, që ka informuar tifozët në lidhje me këto dy largime.

POSTIMI I TËRBUNIT:

Mesfushori Granit Osmanollaj dhe sulmuesi Leonardo Përgjini nuk do të jenë më pjese e klubit tonë duke iu përfunduar kontrata pas një sezoni me fanellen tonë. Tifozët pukjanë dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë i falenderojmë për gjithçka çfarë kanë dhënë për ngjyrat tona dhe ju urojmë suksese të mëtejshme në karrieren e tyre futbollistike!

Duam dhe të sqarojmë të gjithë tifozët tanë që lojtarët nuk kanë pasur dëshirë të rinovojnë kontraten përsëri me klubin tonë për arsyet e tyre personale dhe kjo është diçka krejt normale, por disa media totalisht të papërgjegjshme dhe disa pseudo gazetarë kërkuan të prishnin harmoninë në ekipin tonë para ndeshjes së rëndësishme kundër Dinamos që e kaluam me sukses me pretendimin se lojtarët nuk janë paguar apo janë përjashtuar për mos korrektësi ndaj klubit. Këto janë shpifje dhe vetëm kanë qëllime dashakeqëse ndaj klubit tonë por nëse ndodh dhe një herë të vetme duke shkruar apo përcjellur lajme të pavërteta atëhere drejtuesit e klubit tonë do konsultohen me avokatët tanë dhe në rrugë ligjore do përballen me ne! Faleminderit për mirëkuptimin! /vipsport.al/