sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vata: Shkodra është mbushur me mashtrime, Vlora i la ekipin në dorë njerëzve që s’kanë lidhje me futbollin

Rudi Vata mendon se futbolli shqiptar ka dhënë një tjetër imazh të shëmtuar së fundmi me ngjarjen e mostransmetimit të ndeshjes për shkak të konfliktit mes FSHF dhe DigitAlb. Në “Rubrika Sportive” ai argumentoi se shteti duhej të kishte ndërhyrë për të evituar shfaqje të tilla ndërsa insistoi se edhe Shqipëria duhej të kishte ndjekur shembullin e shumë vendeve të vogla dhe të kishte mbyllur kampionatin gjatë pandemisë.

“Do të kisha pasur shumë dëshirë të flas për sportin në anën teknike, por është pjesë e rëndësishme e jetës të sportdashësve. Sigurisht ndodh në një vend që ka shumë probleme dhe na vjen keq që i përsëritim. Mendoj se shteti duhej të kishte marrë masa që kjo situatë të mos ndodhte, njerëzit që kanë paguar për të pare ndeshjet, kanë të drejtën për t’iu servirur shërbimi për të cilin kanë paguar dhe nuk është serioze. Më vjen keq që ndodh në Shqipërinë tonë, është e trishtueshme dhe të lë shije të keqe.

Për vendet e vogla që perodhojnë pak para, me probleme sociale, do të ishte mirë të pezullohej kampionati. Mendoj që Shqipëria do të kishte bërë shumë më mirë që të ndëpriste kampionatin dhe klubet të mendonin një projekt më ndryshe në sezonin e ardhshëm. Të shohim se si do të shkojë se ky është vetëm fillimi dhe të kemi sa më pak dëme. Shumë skuadra kanë probleme me kontratat e futbollistëve e trajnerëve, ka paqartësi e pasiguri, futbolli nuk është I bukur kur gjithë këto probleme ekzistojnë”, tha Vata.

Ndeshja Teuta -Tirana – “Do të jetë interesante si do të paraqitet situate, si do të reagojë pas kësaj humbje. Shihet që Teuta ka shpenzuar energji dhe Tirana e kuptoi vonë që po humb ndeshjen. Kjo ishte fitore interesante për shumë skuadra në klasifkim se kampionati bëhet interesant edhe për grupin për Europën. Më vjen mirë për Teutën se ka një skuadër që duhej të kishte më shumë pikë se sa ka sot. Shpresoj që me këtë fitore të madhe, Teuta të dallohet.

Mendoj që tifozët meritojnë të jenë në stadium normalisht. Nuk mendoj që duhet të jenë në ato vende ku janë tani, por kanë pasionin dhe skuadra është e rëndësishme për to, sidomos që për tifozët e Tiranës është një sezon shumë i rëndësishëm dhe janë të përgatitur të festojnë si kampionë. Kjo fitore e Teutës e bën kampionatin më interesant dhe mund të krijojë lëkundje te qëndrueshmëria e Tiranës”.

Gjendja e Flamurtarit – “Trishtim kur mendon se një Flamurtar i viteve të arta me ato emra e skuadër madhështore, përfundon në këto nivele. Gjithmonë është diskutuar për problemet me ish-presidentin, me administratorin, kemi dëgjuar histori duke kaluar topin te njëri-tjetri. Ndërkohë që një qytet me aq personalitete e ka lënë futbollin në dorë të disa njerëzve që nuk kanë pasur lidhje me futbollin

Kudo në Europë është fenomen që bien skuadra me emër por jo kaq shumë sa në Shqipëri, është problem sistemi. Lojtarët e mëdhenj janë të rëndësishmit e momentit, nëse nuk je i rëndësishëm i sistemit, bie poshtë. Se nivelet e klubeve janë të barabarta, edhe në financa kanë të njëjtat probleme. Një apo dy skuadra dominojnë e të tjerat janë njëlloj, pastaj futet në lojë lojtari i sistemit”.

Gjendja e Vllaznisë – “Vllaznia ka shumë persona, më shumë se Laçi, por nuk ka një person si Laçi për të qenë e niveleve të larta. Ajo është menaxhuar tepër keq nga bashkia dhe fajtori kryesor është Bashkai e Shkodrës. Të gjithë ata që ka punësuar për të menaxhuar Vllazninë kanë qenë persona edhe në aspektin intelektual, edhe të menaxhimit, edhe të integritetit, që nuk kanë qenë si duhet për të përfaqësuar Shkodrën. Vllaznia ka stadium, futbollistë nga akademia, pro ka shumë pak njerëz që punojnë për Shkodrën brenda saj. Sa më shumë që të përdoret politikisht, aq më shumë do të ketë probleme. Kur të shkojë në dorë të një personi me një vizion të qartë për Vllazninë, person me integritet për të ngritur Vllazninë, , atëherë do të ketë sukses.

Atë mund ta kërkojnë shumë vetë, çfarë e pengon Alban Xhaferin të prezantojë platformën e vet hapur? Njerëzit në Shkodër duan të dëgjojnë fjalë të vërteta e jo premtime boshe. Shkodra është mbushur me mashtrime.

Morën trajner që bëri punë të mirë, shfaqi pretendime, theksoi gjithmonë që ka probleme në të gjitha aspekteve. Nuk e mbështetën, e lanë vetëm, u largua. Për një qytet si Shkodra, i huaji që vjen largohet me mendime e përshtypje të keqe. Ky është produkt i njerëzve që marrin vendime dhe sipas meje i kanë marrë vendimet e gabuara dhe të qëllimshme”.

Situata e Partizanit – “Partizani ka investuar në trajner dhe futbollistë, ka një grup lojtarësh që pëlqej, në këtë kamapionat si ai shqiptar nuk e kuptoj se si janë në këto pozita ku janë. Ndikim absolut ka largimi i trajnerit Gega I cili ka bërë një sezon të madh vjet me klub. Por gjithsesi futbiollistët i ka me përvojë, ka të ri, të talenetuar dhe futboll kanë prodhuar shumë pak këtë sezon. Ndoshta kjo ndeshje mund të jetë një lloj çlirimi. Shpresoj të jetë se një Partizan i fortë me futboll të mirë i shërben shumë kampionatit shqiptar. Duhet të jetë pjesë e Europës në seoznin që vjen, shpresoj të mrrë pikët e duhura dhe të jetë në Europë se i ka kualitetet”.