sex hikayeleri porno izle kartal escort

UEFA konfirmon datat e Ligës së Kombeve, Shqipëria detyrohet të luajë në drekë

UEFA ka zyrtarizuar sot kalendarin e plotë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, me sfidat të cilat do të zhvillohen në muajt shtator, tetor dfhe nëntor të këtij viti. Një rrugëtim i cili ndryshe nga Europiani, nuk të ofron mundësi të mëdha për të shkuar në Botëror.

Ndaj edhe UEFA e ka parë të arsyeshme që të ndryshojë shumë orare të sfidave dhe duke konfirmuar datat e reja të ndeshjeve, ka zyrtarziauar edhe oraret e sfidave mes skuadrave të ndryshme. Ajo që bie në sy menjëherë është se Shqipëria në këtë edicion do të luajë vetëm 3 nga 6 ndeshjet e saj në darkë, ndërsa të tjerat do të jenë në orare të papërshtatshme dreke apo pasditeje.

Kështu, sfida hapëse në Bjellorusi dhe dy ndeshjet me Lituaninë do të luhen në orën 20:45. Kurse ndeshjet me Kazakistanin do të luhen në orën 15:00 në transfertë dhe 18:00 në shtëpi, ndërsa ajo e kthimit me Bjellorusinë në orën 16:00.

Të gjitha këto orare të çuditshme janë të diktuara nga shikueshmëria nga e drejta TV si dhe ndryshimi që iu bë formatit për shkak të COVID-19 dhe ngjeshjes në këto muaj edhe të ndeshjeve play-off për Europianin. Sfida të tilla do të luajë Kosova, ndaj Maqedonisë së Veroit dhe nëse rezulton me sukses, edhe në finalen e Ligës D për të prerë një biletë për në Eurpoian. UEFA vlerëson se për këtë arsye sfidat e Kosovës do të kenë shikueshmëri të madhe, ndaj të gjitha janë caktuar që të luhen në orën 20:45. /vipsport.al/

NDESHJET E SHQIPËRISË

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

NDESHJET E KOSOVËS

3 shtator: Moldavi-Kosovë (20:45)

6 shtator: Kosovë-Greqi (20:45)

11 tetor: Kosovë-Slloveni (20:45)

14 tetor: Greqi-Kosovë (20:45)

15 nëntor: Slloveni-Kosovë (20:45)

18 nëntor: Kosovë-Moldavi (20:45)