sex hikayeleri porno izle kartal escort

U ndëshkuan me Skënderbeun, Tirana pa dy senatorë ndaj Kukësit

Tirana arriti të marrë një fitore të vështirë dhe shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut mbrëmjen e djeshme, por edhe ky triumf pati koston e tij. Te bardheblutë rrezikonin disa lojtarë për shkak kartonash dhe ata që ranë pre e nervozizmit ishin Idriz Batha dhe Albi Doka.

Të dy u ndëshkuan me të verdhë, duke plotësuar katër kartonë dhe kjo e bën të pamundur pjesëmarrjen e tyre në një ndeshje aq të rëndësishme sa ajo me Kukësin javën e ardhshme. Përpara është ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Bylisit, ku të dy pritet të jenë në fushë e më pas Egbosë do i duhet të mendojë për t’i zëvendësuar.

Organika e Tiranës këtë sezon është mjaft e pasur dhe pritet që në vend të Bathës të luajë një mes Karabecit ose Sidibe. Dokën pritet ta zëvendësojë Kristi Vangjeli dhe në vend të këtij të fundit në qendër do të shohim Osmanin.

Pas ndeshjes me Kukësin, bardheblutë luajnë ndaj Partizanit. Kështu, ka ende disa të rrezikuar për kartonë dhe në rast se ndëshkohen do të thotë probleme për Egbonë edhe në derbi. /vipsport.al/