sex hikayeleri porno izle kartal escort

U largua direkt pas ndeshjes me Flamurtarin, Jonuz nuk do jetë më trajneri i Vllaznisë

Telashet e pas pandemisë për Vllazninë nuk kanë fund. Pas bojkotit dhe kthimit me vështirësi të lojtarëve në stërvitje, ajo fitore 1-3 ndaj Flamurtarit mund të ishte shërimi i shkodranëve, por nuk do të jetë aspak kështu. Direkt pas ndeshjes me Flamurtarin trajneri Mirsad Jonuz ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut dhe nuk është kthyer akoma.

Burime të ndryshme bëjnë me dije se trajneri i Shkodranëve nuk do të kthehet më në krye të skuadrës. Pasi është larguar me premtimin se do kthehet sërish për të bërë gati skuadrën për ndeshjen e radhës, Jonuz nuk është kthyer ende. Madje as nuk do të kthehet në vendin tonë, të paktën si trajner i Vllaznisë.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të klubit, ku tregon se ka dhënë dorëheqjen nga stoli i skuadrës dhe nuk do të kthehet të mbyllë sezonin si trajneri i shkodranëve. Kontrata e tij me Vllazninë përfundoi në fund të majit dhe rinovimi është dukur i pamundur, duke parë situatën financiare të klubit.

Stafi dhe lojtarët kanë katër muaj pa u paguar dhe Jonuz është shprehur shpesh se Vllaznia nuk mund të ecë para nëse vazhdon një situatë e tillë. Mesa duket trajneri nuk ka parë dritë në fund të tunelit dhe ka vendosur të largohet dhe të kujdeset për bizneset e tij deri në gjetjen e një tjetër ekipi. /vipsport.al/