sex hikayeleri porno izle kartal escort

U kap keq me Xhajën, Komisioni i Disiplinës përjashton Pashk Laskën nga ambientet e stadiumit

Ndëshkimi me karton të verdhë në barazimin 1-1 ndaj Teutës i Regi Lushkjes, Abdurrahman Fangajt dhe Julian Shehut, nuk i la aspak një shije të mirë Pashk Laskës. Ky i fundit njihet për emocionalitetin e tij shpërthyes dhe ka reaguar ashpër me fyerje ndaj arbitrit Juxhin Xhaja. Ditën e sotme është mbledhur komisioni i disiplinës dhe ka vendosur të ndëshkojë presidentin laçjan. Laskës do i duhet të mos hyjë në dhomat e zhveshjes dhe ambientet rreth fushës për tetë ndeshjet e radhës dhe do të jetë në investigim për 6 muajt e ardhshëm.

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS:

“Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. Të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”. /vipsport.al/