sex hikayeleri porno izle kartal escort

Tronditet Sioni i Ermir Lenjanit, 5 me COVID-19 në testet e fundit

Kthimi në stërvitje te Sioni për Ermir Lenjanin nuk ka qenë edhe aq i qetë sa pritej pasi edhe skuadra e tij është goditur rëndë nga koronavirusi. Ekipi kishte nisur prej disa ditësh stërvitjet për rikthimin në fushën e lojës dhe rifillimin e kampionatit zviceran, por në testet që janë bërë në dy ditët e fundit, rezultatet që kanë mbërritur në klub nuk kanë qenë ndër më të mirat.

Klubi bëri të ditur se pesë persona mes 50 testeve kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 apo kanë pasur rezultate “të paplota”. Dy janë lojtarë të ekipit U21 që po stërvitet paralelisht me ekipin e parë duke qenë në gjendje gatishmërie, dy janë pjesëtarë të stafit ndërsa njëri është trajneri i parë, Rikardo Dionisio.

Sipas klubit, testet tregonin se ata kishin pasur kontakt me virusin në javët e kaluara pa shfaqur asnjë lloj simptome. Të gjithë janë mbyllur në shtëpi në vetëizolim, ndërsa brenda 24-48 orëve të ardhshme do të marrin përgjigjet përfundimtare edhe nga testet e dyta dhe ato sierologjike.

Klubi i Sionit ka qenë ndër ata që ka protestuar më ashpër kundër rifillimit të kampionatit zviceran, duke e quajtur një shpenzim të kotë pasi lojtarëve do u zgjateshin kontratat ndërsa ekzistonte rreziku që të kishte klube me shumë të infektuar që do të aktivizonin të rinjtë e do të prishnin garën në javët e mbetura. /vipsport.al/