sex hikayeleri porno izle kartal escort

Transferta ndaj Luftëtarit, Tirana shkon me dy mungesa të sigurta në Gjirokastër

Tirana pas fitores së marrë ditën e djeshme, vazhdon të qëndrojë e qetë në krye të klasifikimit duke udhëhequr me nëntë pikë avantazh ndaj ndjekësve të Kukësit. Këtë të diel, bardheblutë do të luajnë sërish në transfertë, teksa udhëtojnë drejt Gjirokastrës për t’u përballur me vendasit e Luftëtarit.

Edhe pse në dukje një takim i lehtë në letër, bluzinjtë e treguan ndaj Kukësit se në fushë nuk bëjnë shaka, ndaj përqëndrimi i kryeqytetasve duhet të jetë i lartë. Aq më tepër kur trajneri Emanuel Egbo duhet ta llogarisë ndeshjen me dy mungesa të sigurta në kampin e tij.

Bëhet fjalë për Erion Hoxhallarin dhe Agustin Torasën. Si mbrojtësi i krahut, ashtu edhe ai mesfushori ofensiv u ndëshkuan me karton të verdhë duke plotësuar numrin katër të tyre e tashmë duhet të qëndrojnë jashtë për një ndeshje. /VipSport.al/