sex hikayeleri porno izle kartal escort

Tifozët hungarezë të bëjnë nostalgjik për tifozerinë para koronavirusit, festojnë duke injoruar virusin

Futbolli ishte një nga sektorët më të prekur prej koronavirusit. Sporti më popullor në botë u detyrua të kyçte stadiumet dhe të priste derisa gjendja të qetësohej. Tashmë, në Gjermani dhe disa vende të tjera, futbulli ka rinisur. Po përgatiten për ristart edhe Spanja, Anglia e Italia. Por, e sigurt është se të paktën për këtë sezon, sporti që të gjithë njohin nuk do të jetë njësoj.

Futbollistët janë të detyruar të respektojnë masat ndërsa këshillohen të mos takohen me njëri-tjetrin, të mos festojnë golat së bashku etj… Por, një goditje e madhe ka shkuar edhe për të apasionuarit, tifozët. Ata duhet të qëndrojnë larg ekipeve të tyre të zemrës dhe nuk mund t’i mbështesin në stadiume. Megjithatë, në Hungari, një vend ku të infektuarit janë 3954 dhe viktimat janë 539, kanë lejuar tifozët në stadium duke i kërkuar të respektojnë masat e sigurisë.

Kështu, finalja e Kupës e djeshme mes Honved dhe Mezokovezd, pati një tjetër entuziazëm teksa të pranishëm ishin 10.000 spektatorë. Por, tifozeria e Honved ishte e papërmbajtshme pasi ekipi i tyre triumfoi me rezultatin 2-1, ndërkohë që pjesë e Honved është edhe Naser Aliji. Entuziazmi ishte i lartë dhe koronavirusi për disa çaste gëzimi kaloi në plan të dytë, duke injoruar çdo masë. /VipSport.al/