sex hikayeleri porno izle kartal escort

Thartori vjen me evolucion, Egnatia ndryshon modulin e lojës në Shkodër

Skuadra e Egnatias ka përjetuar një periudhë të trazuar ditët e fundit, për shkak të ndryshimit të papritur në stolin e trajnerit. Pas shkarkimit të Banos, në krye u vendos dikush, që e njeh mirë ambientin brenda klubit si dhe karakteristikat e lojtarëve. Eduart Thartori është personi, që do drejtojë skuadrën të paktën deri në fund të sezonit dhe në pozicionin e ri do të vijë me ndryshime.

Gjatë qëndrimit disamujor të Artan Banos, Thartori ishte në pozicionin e zëvendëstrajnerit dhe duket se ka arritur të kuptojë gabimet e të larguarit dhe të mundohet të sjellë idetë personale në fushën e lojës. Lajmet pranë klubit nga Rrogozhina bëjnë me dije se trajneri i ri ka vendosur të ndryshojë modulin e lojës në ndeshjen e parë pas ndërprerjes së gjatë.

Skuadra e Thartorit do të udhëtojë drejt Shkodrës për të luajtur me Veleçikun. Moduli i lojës tashmë do të jetë i ndryshëm si më parë, pasi Thartori ka vendosur me modulin e preferuar të Antonio Kontes, 3-5-2. Hasanbelli në portë Ramazani, Vogli, Bejko në difensivë, Marco’s, Tufa, Bilali, Ikonomi, Allmuca në mesfushë dhe Mustafaj e Gustavo në majën e sulmit do të provojnë të bëjnë kthesën për skuadrën rrogozhinase. /vipsport.al/